Messenger, aplikacioni i Facebook, mbylli 2015-tën me 800 milionë përdorues mujorë, 100 milionë më shumë se shifra e bërë publike qershorin e kaluar.

David Marcus, zv.presidenti për produktet mesazhere të rrjetit social bën të ditur shifrën.

“Mesazhet  patën hovin e tyre në kohën e telefonave me kapakë. Por sot me smartphone kemi një kompjuter në xhep”, shkruan Marcus.

WhatsApp, aplikacioni tjetër në pronësi të Facebook, në shtator të 2015 kaloi shifrën e 900 milionë përdoruesve aktivë në muaj, dhe është afër 1 miliardës.

“Jam i lumtur që Messenger lidh ndihmon kaq shumë njerëz që të lidhen në botë”, shkruan Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

David Marcus në një postim zyrtar sjell në vëmendje të rejat e Messenger gjatë vitit që lamë pas, që nga telefonatat zanore, tek dërgimi i parave, si dhe bën të ditur të rejat për 2016. Mes tyre është edhe ‘M’, asisteni virtual i adopotuar me inteligjencë artificiale.

Top Channel