E diela shënon dy rikthime të rëndësishme në Top Channel. E para rikthehet  “E Diell”. Me një skenografi të guximshme, të pangarkuar e të thjeshtë.

Çdo të diel në 15:30 në ekranin e Top Channel “E diell”vjen me rubrika me në qendër njeriun dhe familjen kureshtare shqiptare.

Rikthimi i dytë është ai i Adi Krastës. Si është karakteristikë në programet e kësaj natyre, Krasta sjell diskutimin, debatin, këngën dhe historinë, zbavitjen dhe edukimin, konkursin dhe reagimin.

Ndërsa rubrikat mbahen ende sekret nga autoret, “E Diell” siguron që rikthimi i saj ka larmi, ka ngjyra dhe padyshim ritmin e brendshëm tashmë traditë në programet me autorësinë e tij.

Si përfundim “E Diell”, troket në shtëpinë e shqiptarëve me surpriza që pritet të zbulohen të dielën në orën 15:30 deri në 19:20.

Top Channel