Mos dëshironi ndonjë robot që tu thotë sa tërheqës jeni? Nëse synoni këtë, jeni me fat pasi tashmë ekziston një aplikacion.

Blinq, i krijuar në universitetin e Zyrihut, përdor inteligjencën artificialer për të vlerësuar fotot sipas 6 shkallëve, që nga “Hmmm… OK, Mirë, Seksi, Tërheqëse dhe Hyjnore”.

Referuar faktit se bukuria është në sy dhe në shpirt, dhe dashuria nuk bazohet vetëm tek fytyar, programuesit e aplikacionit i kërkojnë përdoruesve ta shohin me kujdes.

Në një deklaratë në faqen e tyer ata thonë: “Ju lutem mos harroni këto pika kyçe kur përdorni aplikacionin tonë:

Tërheqja është subjektive dhe perceptimi ndryshon mes kulturave;
Algoritmi ynë është testuar në fotot e komunitetit të Blinq, i bazuar kryesisht në Zvicër. Por në pjesën tjetër të botës, perceptimi mund të jetë ndryshe;

Nuk tregohen rezultate për ata që janë nën moshë;

Nuk i ruajmë fotot tuaja;

Zbavituni dhe mos i merrni seriozisht rezultatet.

Një gazetar ka provuar fytyrat e VIP-ave të ndryshëm, ku 18-vjeçarja Kylie Jenner është vlerësuar si 20 vjeç dhe me përcaktimin “Hyjnore”.

Kate Middleton është vlerësuar më pak tërheqëse se Kylie Jenner duke marrë vetëm vlerësimin “ok”. Po është mundur edhe nga e motra Pippa, e cila është vlerësuar si “Seksi”.

Top Channel