Microsoft ka një brouser të ri interneti për Windows 10, të quajtur “Edge”, që do të thotë se po shkëputet ngadalë nga brouseri i trashëguar.

Sipas faqes së kompanisë, vetëm versioni i fundit i Internet Explorer, që ka qënë një nga brouserët më popullorë të internetit në dy dekadat e fundit, do të vazhdojë të ekzistojë pas të martës së ardhshme, 12 janar.

Kjo do të thotë që versionet e vjetra të Internet Explorer, përfshi 8, 9 dhe 10, nuk do të kenë më përditësime apo mbështetje pas kësaj date.

Internet Explorer 11 është versioni i fundit i këtij brouseri, dhe nëse keni ndonjë version më të vjetër të tij, duhet ta përditësoni sa më shpejt. Mungesa e përditësimeve dhe suportit të versioneve më të vjetra shumë shpejt do të sjellë ngadalësim të tij, saqë nuk mund të punoni dot më.

Ndërkaq, për sigurinë tuaj, TechInsider rekomandon përditësim ose përdorimin e një tjetër brouseri, si Mozilla Firefox apo Google Chrome.

TechInsider sugjeron më tej nëse keni një kompjuter me sistemin operativ Windows 10 të përdorni Edge. Jo vetëm që është më i shpejtë se Google Chrome, në disa fusha, por gjithashtu suporton edhe ‘extensions’, ndryshe nga Internet Explorer, dhe punon me asistentin zanor të Microsoft, Cortana për t’ju ndihmuar të lundroni në internet.

Top Channel