Prej kohësh janë duke qarkulluar lajme rreth mundësisë që Sasmung të hedh në treg versionin mini të telefonit më të fundit Galaxy, S6.

Derisa kompania asnjëherë nuk ka pranuar të flasë zyrtarisht rreth kësaj çështje, një faqe për blerje online mund të ketë zbuluar diçka të madhe.

“LetsTango” flet për një pajisje smart Galaxy S6 Mini me një kamerë 15 megapiskel, ndërsa ajo përpara me 5 megapiskel.

Sipas kësaj faqe interneti, pajisja ka një procesor hexa-core 2.8 Ghz CPU, ndërsa ka ekran prej 4.6 inç super AMOLED dhe 2 GB RAM memorie.

Top Channel