Rruga drejt qetësisë së mendjes mund të jetë tek gishtat tuaj. Një aplikacioni i një rrjeti të ri social, Koko, u dedikohet përdoruesve të luftojnë stresin duke mbajtur shënim pyetjet dhe shqetësimet e tyre.

Si punon Koko?

Koko punon si të gjitha rrjetet e tjera sociale ku mund të postoni statuse dhe ti përgjigjeni të tjerëve. Ndryshimi është tek ajo që ndodh pasi ju publikoni atë që keni në mendje.

Përdoruesit e aplikacionit shohin postimet tuaja dhe përdorin një teknikë kërkimi të quajtur, “reframing”, që ju bën të mendoni për ankthin në një tjetër mënyrë.

“Reframing ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës se si mendojmë apo ndihemi. Kur jemi të stresuar, shpesh bëhemi armiku më i keq i vetvetes. I themi vetes se nuk mund ta bëjmë. Por ne gjithmonë mund ti shohim ndryshe problemet tona. Problemi është që është një mjeshtëri që është e vështirë për tu mësuar. Aftësia e trurit tonë për të menduar në mënyrë fleksibël, dhe me vetëpërmbajtje dëmtohet dhe ne tentojmë ta rregullojmë me interpretimet më të këqija të mundshme”, thotë për The Huffington Post themeluesi i Koko-s, Robert Morris.

Le të mendojmë se jeni shqetësuar se keni dalë si budalla gjatë një prezantimi pune, kur dikush ju ka bërë një pyetje për një përgjigje që nuk e dini. Pasi postoni këtë shqetësim, përdoruesit e Koko ju ndihmojnë të kaloni këtë situatë, duke ju kujtuar se kolegët me kërkesa të mira janë një përfitim për punën tuaj, dhe se askush nuk mendon më pak se dikush që thotë “Nuk e di por do e gjej”.

Reframing, nuk është një koncept i ri në fakt, por është një mënyrë terapie sjellje që përdoret në teknikat psikologjike.

Top Channel