Google ka konfirmuar se ëstë duke testuar një rrugë tjetër për të hyrë në llogarinë e Google, sipas TechCrunch, dhe për këtë do të mjaftojë vetëm të vendosësh adresën e e-mailit.

Por si do të bëhet hyrja pa fjalëkalim? Dhe kjo jo për shkak të sensorëve që njohin, retinën, zërin apo gjurmët e gishtave. Teksa vendosni adresën e emailit, në telefonin tuaj do të vijë mesazhi me pyetjen: “Po përpiqeni të hyni në email?”. Mjafton një përgjigije “Po” dhe hyrja do të bëhet.

Për momentin ky funksion është i disponueshëm si testim për një numër të kufizuar përdoruesish të iOS dhe Android, dhe është shumë e ngjashme me idenë që ka publikuar së fundmi dhe Yahoo!, “Account Key”.

Para se teknologjitë e avancuara të njohjes personale të përhapen në konsumin masiv, një sistem i ngjashëm mund të na bëjë të harrojmë të gjitha fjalëkalimet tradicionale.

Ky mekanizëm i testuar nga Google mund të mbrojë përdoruesit nga phishing, praktikë e shfrytëzuar nga hakerët, për të vjedhur informacione nga llogaritë online.

Top Channel