Muzika e Bitëlls do të bëhet pjesë e shërbimit muzikor streaming. Sipas BBC-së, se këngët e bandës muzikore legjendare do të jenë live ditën e Krishtlindjeve.

Grupi u nda në prill të 1970. Megjithatë, këngët e tyre, përfshi edhe Hey Jude dhe Yesterday mbeten ende më populloret.

Një ekspert thotë se kjo lëvizje do të ndihmojë në tashëgiminë e tyre. “Në terma dixhitalë, Bitëllsat kanë qënë gjithmonë me vonesë. Ata erdhën në iTunes në 2010-tën, pesë vite pasi iTunes Music Store nisi momentin e suksesshëm”, thotë Chris Cooke, bashkëthemelues i sitit të lajmeve të industrisë muzikore, CMU.

Top Channel