Kompania Apple kritikon Investigatory Povvers Bill, një pr.ligj britanik që do i jepte agjencive të sigurisë më shumë fuqi kontrolli për mbikqyrjen online.

Në një dokument prej 8 faqesh, dërguar Komisionit parlamentare që ka në ngarkim ligjin, Apple shkruan se normat e reja do të rrezikonin të dhënat “e miliona qytetarëve që respektojnë ligjin”.

Duke mbrojtur kompaninë e tij nga akuzat e mospagimit të taksave, Tim Cook thotë se në iPhone për shembull, përdoruesi ka mjaft të dhëna për shëndetin, të dhëna financiare etj.

“Në iPhone ka informacione për shëndetin, informacione financiare, biseda private dhe edhe informacione pune. Duhet t’i mbrojmë këto. Dhe e vetmja mënyrë është kriptimi”, ka thënë Cook.

Top Channel