Teknologjia e telefonave smart dhe dizajni i tyre ndryshon çdo vit, por ajo çfarë nuk ndryshon është jetëgjatësia e baterisë. Por, për këtë të dytën është duke menduar seriozisht Sony.

Kompania është në fazën finale për prodhimin e superbaterisë dhe pritet që deri në vitin 2020 ajo të jetë në treg. 

Superbateria e Sonyt do të ketë 40% më shumë energji sesa bateritë tradicionale Li-on (litium-jon) dhe me pak fjalë ajo mund të zgjasë tërë ditën.

Ndërkohë, muajin e kaluar, kompania kineze, Huawei prezantoi baterinë e cila mund të karikohet ne 50% të kapacitetit të saj vetëm në pesë minuta.

Kjo nënkupton se pasi të keni konsumuar një kafe të shpejtë, ju mund të mund të shrytëzoni telefonin tuaj tërë ditën.

Top Channel