Makinat pa shofer nuk mund të jenë në treg para vitit 2020, por Kalifornia, ku 11 kompani mes të cilave, Tesla dhe Google, po testojnë prototipet, ka nisur punën për sigurinë rrugore.

Shteti amerikan ka publikuar një rregullore paraprake ku parashikohet që brenda makinës të ketë një person me patentë dhe një certifikatë të posaçme, ë do të jepet pasi të ketë marrë një manual nga kompania prodhuese se si të përdorë mjetin.

Në rastet e thyerjes së kodit rrugor, përgjegjës do të jetë personi brenda automjetit dhe jo firma ndërtuese, edhe pse nuk mund të ketë qënë në timon.

Makinat duhet të adoptojnë një timon dhe pedale, që shoferi të jetë në gjendje të marr kontrollin e automjetit në rast nevoje.

Mes rregullave të tjera të parashikuara është dhe detyrimi për ndërtuesit që të dërgojnë raporte mujore mbi performancën dhe sigurinë e veturave autonome. Kompanitë prodhuese duhen gjithashtu të punojnë për të parandaluar rrezikun e sulmeve kibernetike.

Top Channel