Çdo ditë e më shumë shenjat “Emoji” po gjejnë një përdorim më të madh, duke zëvendësuar shpesh pjesë të tekstit me ikona.

Duke qenë se përdorimi i tyre po rritet me ritme të shpejta është edhe aplikacionet për përdorimin e tyre po shtohet. Së fundmi,  është krijuar një aplikacion për pajisjet iOS dhe Android. Ai quhet “Speakemoji” dhe bën të mundur kthimin e fjalëve në simbole në kohë reale.

Ky aplikacion mund të funksionojë në “Facebook”, “Twitter”, “Messenger” dhe nëpërmjet mesazheve tekst dhe elektronike.

Top Channel