Nëse keni menduar që të lini Facebook përgjithmonë, nuk jeni të vetmit Vetëm vitin e kaluar një fushatë që ftonte përdoruesit të largoheshin nga faqja për 99 ditë, zbuloi se çdo 33 ditë ata ishin të disponueshëm.

Cornell University ka analizuar më shumë se 5 mijë sondazhet për të kuptuar se çfarë i mban lidhur njerëzit me këtë media sociale që kanë në plan të braktisin. Veprimi i largimit nga ky rrjet dhe më pas rikthimi quhet “rikthim në median sociale”, sipas Eric Baumer, drejtuesi i studimit.

Duke përdorur të dhënat e 99daysoffreedom.com studiuesit patën mundësinë të targetonin individë që ishin të gatshëm të largoheshin, por se nuk e bënin dot vetë këtë gjë.

Duke studiuar këtë informacion grupi gjeti katër fakte kryesore pse ata ktheheshin, apo nuk ktheheshin.

E para ishte varësia që kishin ata që ishin mjaft të lidhur me Facebook, dhe që kishin më shumë tendencë të ktheheshin. Një nga të studiuarit thoshte se në 10 ditët e para sapo hapte internetin shkonte direkt te shënja e Facebook.

E dyta është privatësia dhe mbikqyrja. Ata që mendonin se aktiviteti i tyre po përgjohej kishin më pak gjasa që të ktheheshin.

Ata që përdorin Facebook për të ditur se çfarë mendojnë të tjerët për të, dhe që e menaxhojnë, janë më të prirur për tu rikthyer.

E fundit, grupi studiues gjeti se përdoruesit e Facebook janë më të prirut të mos rikthehen në këtë rrjet social nëse janë të pranishëm në rrjete të tjera. Ata që reflektonin rolin e duhur të teknologjisë në jetën e tyre sociale ishin më të gatshëm për tu rikthyer.

Në shumicën e rasteve, njerëzit që i riktheheshin Facebook, por ndryshonin mënyrën e përdorimit duke fshirë aplikacionin nga telefoni i tyre, duke hequr disa miq apo kufizimin e kohës që ata shpenzonin në këtë llogari.

Top Channel