Një numër të madh përdoruesisht të Twitter ju ka mbërritur njoftimi në llogaritë e tyres se mund të hakohen nga “aktorë të sponsorizuar nga shteti”.

BBC shkruan se është hera e parë një ky rrjet social bën një paralajmërim të tillë.

Twitter ka shkruar se hakerat mund të kenë parë emailin e tyre, apo adresën IP, numrin e telefonit, dhe ndonjë gjë tjetër. Megjithatë nuk është i saktë numri i llogarive që është prekur.

Coldhak, një organizatë jofitimprurëse kanadeze, thotë se ka marrë një njoftim nga Twitter. “Në besojmë se këta aktorë (ndoshta të lidhur me qeverinë) po përpiqen të marrin informacione si adresë emaili, adresë IP-je, apo numër telefoni. Në këtë kohë ne nuk kemi të dhëna nëse kanë marr informacione nga llogaria juaj, por po hetojmë për këtë. Do dëshironim tu thonim diçka më shumë por nuk kemi asnjë informacion shtesë për momentin”, thuhet në emailin e rrjetit social.

Qeveria kineze dhe koreanoveriore gjithashtu mendohet të jenë gjithashtu përgjegjëse për disa sulme kibernetike të kompanive perëndimore apo qeverive të tjera.

Disa ekspertë të IT-së thonë se hakerat që thyen rrjetin kompjuterik të Sony vitin e kaluar, mund të kenë marrë një informacion konfidencial shumë herë më të madh.

Top Channel