Apple ka prezantuar këllëfin bateri të quajtur Smart Battery Case që rrit jetëgjatësinë e baterisë së telefonave iPhone deri në 25 orë.

Ky këllëf vjen në dy ngjyra, i bardhë dhe i zi, dhe është i dizejnuar për telefonët iPhone 6 dhe 6S.

Sipas kompanisë Apple, jetëgjatësia e baterisë rritet deri 25 orë vetëm nëse telefonin e përdorni për të biseduar, deri në 18 orë nëse përdorni edhe internetin, ndërsa në 20 orë nëse shikoni video.

“Smart Battery Case” kushton vetëm 99 dollarë, ndërsa mund të blihet online nga faqja e kompanisë Apple.

Top Channel