Snapchat nuk është i disponueshëm për disa përdorues, bazuar në atë çfarë shkruhet në rrjetet sociale dhe në llogarinë zyrtare të Snapchat në Twitter.

Aplikacioni për foto dhe mesazhe ka prej disa orësh, ndërsa ky problem duket se ka prekur vetëm përdoruesit europianë.

Përdoruesit nuk kanë mundur të dërgojnë snap apo të shikojnë Snapchat stories.

“Po përballemi me një problem që nuk i lejon përdorueit të postojnë apo shikojnë snapet apo ‘stories’. Jemi duke punuar fort që të zgjidhim këtë problem sa më shpejtë të jetë e mundur dhe ju kërkojmë falje komunitetit dhe partnerëve tanë për këtë shqetësim”, thuhet në deklaratën e Snapchat.

Top Channel