Përderisa ka një aplikacion për çdo gjë, edhe Krishtlindjet nuk bëjnë përjashtim.

Nga Google tek departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, numërimi mbrapsht për Krishtlindjet online ka nisur. Me fshatin virtual të Babagjyshit, apo përgjigjet e duhura nga asistenti zanor i Microsoft, Cortana.

Portali i Google është aktiv për të hyrë në fshatin e Babagjyshit. Një hapësirë virtuale me lojëra dhe zbavitje për më të vegjëlit që këtë vit përqëndrohet në objektivin edukativ, me sektorë për të mësuar fjalë, apo gjuhë të tjera, apo dhe gjeografi. Dhe në fund një aplikacion për të monitoruar në kohën reale Babagjyshin në Google Maps.

Në ndjekje të tij tashmë prej 60 vjetësh angazhohet dhe një agjenci serioze si Norad, komanda e mbrojtjes aerohapësinore amerikano veriore. Më 24 dhjetor të 1955, një rrjet dyqanesh në SHBA i kërkoi klientëve një numër fiktiv që të “telefonin” Babagjyshin, por për shkak të një gabimi, numri ishte i Continental Air Defense Command, paraardhësi i NORAD.

Koloneli që ishte në shërbim mbajti lojën , duke u dhënë urdhër zyrtarëve tu japin fëmijëve vendndodhjen e Babagjyshit, duke i dhënë jetë një tradite tashmë 60-vjeçare.

Faqja në internet quhet Norad Tracks Santa, aplikacion për Android, iOS dhe Windows 10.

Top Channel