Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Max.

Lajmi është dhënë nga vet Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook përmes një “letre drejtuar vajzës” së tyre të sapo lindur.

Letra është shoqëruar edhe me foton e parë të familjes Zuckerberg ku shfaqet edhe Max. Sidoqoftë, ky nuk ishte lajmi i vetëm që Mark bëri publik pasi kishte edhe një gjë tjetër për të njoftuar.

Ai ka bërë të ditur se do t’i dhurojë 99% të aksioneve të tij të Facebook që kanë vlerën e 45 miliardë dollarëve. Megjithatë, Zuckerberg nuk do të mbetet pa gjë, pasi nga pjesa e mbetur do të gëzojë 450 milionë dollarë, bazuar në vlerën që kanë sot aksionet e Facebook.

Themeluesi i rrjetit më të madh social njoftoi se vendimi për të dhuruar aksionet e familjes së tij bëhet për të bërë një botë më të mirë.

“Në vazhdim do të dhurojmë 99% të aksioneve tona të Facebookut, që aktualisht vlerësohen me 45 miliardë dollarë, kjo për të përmirësuar botën dhe për ta bërë një vend më të mirë për brezat e ardhshëm”, shkruan Zuckerberg.

Top Channel