Aventura e Yahoo!, pioner në sektorin e motorit të kërkimit që u kthye në një gjigant të internetit, mund të jetë në fund të tij. Ose të paktën siç e kemi njohur deri tani.

Wall Street Journal bën të ditur se bordi po konsideron faktin e shitjes së aktivitetit të tij kryesor tek kolosi kines i e-tregtisë, Alibaba. Megjithë kujdesin e administratores Merissa Meyer, në këto tre vitet e fundit, duket se Yahoo! Nuk ka më përfitime.

Edhe largimi tashmë i pandalshëm i menaxherëve kryesorë të grupit mund të quhet si një arratisje që mund të përshpejtojë vendimin për ti dhënë fund historisë së grupit, që pas një moshe të artë ka përjetuar një rënie të shpejtë, të pamundur për ta ndalur. Yahoo! nuk ka përballuar dot konkurrencën e fortë me grupe rivale si Google.

Wall Street thotë se bordi duhet të shohë mundësitë e ndryshme që ka në tavolinë dhe duhet të përfundojë deri të premten. Investimi i Alibaba në veçanti, vlen më shumë se 30 milionë dollarë, barabartë me 15% të aksioneve. Por në shitje janë dhe shërbimet historike si e-mail apo ajo e lajmeve.

Top Channel