“ISIS: po vijmë gjithnjë e më afër padronëve të tu”. Është ky ‘kërcënimi’ i radhës në videon e fundit të publikuar në OpParis, llogaria në Twitter e hakerave të Anonymous.

Deri tani ky grup ka kryer një sërë sulmesh informatike mbi profile të lidhura me Shtetin Islamik. “Pas sulmit terrorist që goditi Parisin, OpParis lindu për të zhdukur në rrjet atë kancer që qeveritë janë të kujdesshme për ta çrënjosur lëvizjen evidente të parave që qarkullojnë rreth ISIS”, thotë zëdhënësi i hakerave duke adoptuar stilin gazetaresk të përdorur dhe në videot e mëparshme.

Zëdhënësi me fytyrën të mbuluar me maskën e Guy Fawkes thotë se Anonymous nuk ndalet para sulmeve informatike “në përgjigje të 12 mijë profileve xhihadiste që kemi sulmuar këto 15 ditët e fundit: na kanë fyer, na kanë kërcënuar me vdekje”.

“Por Anonymous është një ushtri e fortë që vepron në të gjithë botën për të mirën e vëllezërve të fyer në të drejtat e tyre njerëzore, të shkelur nga kriminelë frikacak. E dimë që keni frikë, e dimë që fshiheni si minjtë në çark, por mos harroni që OpParis nuk do të ndalet”, përfundon videoja.

Top Channel