Organizatori i Formula E, një garë për makinat elektrike, ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të ketë një kampionat për këtë kategori.

Seria e Roborace do të sigurojë një “platformë konkurese për zhvillimin e makinave autonome”, thonë ata.

Garat do të mbahen në të njëjtat cirkuite në qytetet e mëdha, të përdorura nga Formula E. Disa marka tradicionale të prodhimit të automjeteve po merren dhe me makinat autonome.

“Roborace është një sfidë e hapur për të gjitha kompanitë inovative, teknologjike në të gjithë botën”, thotë shefi ekzekutiv i Formula E, Alejandro Agag.

Formula E ekziston prej dy vitesh dhe është bërë e njohur për iniciativat e saj për përcaktimin e fituesit, si lejimi i fansave të japin votat për pilotin e tyre të preferuar gjatë garave.

Gara e ardhshme e Formua E në Londër, pritet të mbahet në Battersea Park në qershorin e ardhshëm, por përballet me kundërshtimin e banorëve lokalë.

Top Channel