Instituti Italian për Teknologji dhe Universiteti i Pisas prej vitit 2013 janë duke punuar për një robot që mund të veprojë në raste të rrezikshme të kërkim-shpëtimit dhe duket se puna e tyre është në përfundim.

Ata kanë krijuar një robot 1.82 metra të gjatë i cili, ashtu sikurse edhe njerëzit, përdorë duart e këmbët për të ruajtur ekuilibrin.  

Kërkuesit thonë se në të ardhmen, ky robot mund të dërgohet ne vende ku janë të rrezikshme për njerëzit dhe të bëjë punën e demontuesve të bombave, ushtarëve dhe zjarrfikësve.

Por, jo gjithçka do t’i lihet në dorë robotit, pasi në situata të të vështira, njeriu mund të marr kontrollin dhe t’i jap urdhëra për veprimet që duhet të bëjë roboti.

Top Channel