Pjesa më e madhe e komunikimit nuk bëhet nëpërmjet fjalëve shpjeguese, dhe një algoritëm i ri përcakton një marrëdhënie në çift në bazë të tonit të zërit të tyre.

Sipas TechChrunch studiues në Shkollën e Inxhinierisë në Viterbi dhe universiteti i Utah, kanë zhvilluar një program kompjuteri që liston qindra biseda mes shumë çifteve gjatë sesionit të tyre të terapisë, në harkun kohor të dy viteve.

Më pas regjistrohet gjendja martesore e këtyre çifteve për pesë vitet e ardhshme. Ajo çfarë gjetën është një algoritëm i cili analizon regjistrimet për teknikat e caktuara të fjalimit. Në bazë të zërit mund të parashikohet nëse lidhja e tyre do të forcohet pao përkeqësohet me rreth 79 për qind saktësi.

Në fakt ky algoritëm bën parashikime të suksesshme në çiftet që kanë çështje serioze martersore, dhe që frekuentojnë terapinë në çift.

Top Channel