Një kripto-valutë dixhitale gjenerohet nga lëvizjet e njeriut. Quhen dollarë Bitwalking që do të fitohen duke ecur, ndryshe nga valuta tjetër dixhitale, Bitcoin që ‘drejtohen’ nga kompjuteri.

Një aplikacion në telefon do të numërojë dhe do të verifikojë hapat e përdoruesit, ku 1 dollar Bitwalking do të jetë i vlefshëm me 10 mijë hapa.

Fillimisht, përdoruesit do t’i jepet mundësia të shpenzojnë ato që kanë blerë në një dyqan online, apo t’i tregtojnë ato për para cash. Themeluesit e projektit, Nissan Bahar dhe Franky Imbesi kanë tërhequr më shumë se 10 milionë dollarë nga financimi i fillimit nga investitorët kryesorë japonezë të cilët kanë ndihmuar në lançimin e kësaj valute, dhe krijimin e një banke që do të verifikonte hapat dhe çdo transfertë.

Japonia do të jetë një ndër katër shtetet ku do të lançohet fillimisht Bitwalking.

Top Channel