Të rrëfesh rëndësinë e seksit të sigurtë është tashmë edhe një emoji, ato fytyrat që po monopolizojnë bisedat nëpërmjet çatit, me një ikonë për prezervativin.

Kjo është një fushatë online e lançuar nga Durex, me hashtagun #CondomEmoji në kuadër të ditës së ardhshme të luftës kundër AIDS, që është më 1 dhjetor.

Fakti që emoji po marrin mjaft rëndësi në komunikimin e përditshëm, bëri të Durex ti kërkojë rrjeteve sociale krijimin e një emoji zyrtar për seksin e sigurt.

Kjo ikonë, thonë promotorët e kësaj iniciatve, do i jepte mundësi edhe më të rinjve të kalonin sikletin e një bisede mbi mbrojtjen gjatë seksit, dhe të rrisë vetëdijen e rëndësisë së prezervativëve për të parandaluar infeksionet seksualisht të transmetueshme, si HIV. Vendimi për këtë emoji tani i takon Unicode Consortium, organizagës përgjegjëse për zgjedhjen e karakterëve zyrtarë.

Top Channel