Sa më i kudondodhur të jetë Facebook në të gjithë botën, keni më shumë mundësi që një ditë të përballeni me ish të dashurin apo ish të dashurën.

Por çfarë ndodh nëse ndaheni dhe vazhdoni të shihni copëza nga jeta e tyre në News Feed? Deri tani do t’ju duhej ta fshihnit atë person, ta hiqnit nga lista e miqve, apo ta bllokonit. Por etiketimet në fotot e vjetra vazhdojnë të ekzistojnë, për shembull. Do të dalë emri i tij apo i saj tek sugjerimet teksa shkruani një mesazh.

Por kjo do të ndryshojë me mjetet e reja të futura nga Facebook, kur ju të ndryshoni statusin e lidhjes tuaj. Ky opsion i ri ka tre përbërës: kufizimi se sa gjëra doni të shihni nga ishi juaj në Facebook, kufizimi i asaj që ishi juaj do të shohë prej jush në Facebook, dhe kufizimi i aftësisë së njerëzve të tjera që të shohin fotot ku ju jeni bashkë.

“Kjo ka si synim të ndihmojë njerëzit të cilët kanë kaluar momente të vështira në jetën e tyre”, thotë menaxheri i produkteve të Facebook, Kelly Winters në blogun e tij.

Top Channel