Nëse keni fëmijë, e dini që një zemërim i momentin në një restorant të mbushur plot me njerëz, mund të sheshohet duke i dhënë fëmijës tuaj një iPad apo telefon.

Sigurisht që nuk jemi krenar për këtë teknik prindërimi, por ndonjëherë është e vetmja gjë që funksionon. Por lind pyetja, a i vendosim në rrezik fëmijët tanë?

Pikërisht për shkak të ekspozimit ndaj këtij rreziku, YouTube ka publikuar një aplikacion të ri duke patur familjet në mendje. YouTube Kids, është i vlefshëm dh mund të shkarkohet në Britani dhe Irlandë, duke ofruar video familjare për të eksploruar.

Aplikacioni është një version i sigurtë i YouTube që do e bëjë më të lehtë për fëmijët të gjejnë videot që dëshirojnë, dhe të lundrojnë më lehtë në internet. Nëse ata nuk mund të shqiptojnë apo të shtypin ende, një zë i thjeshtë do i nidhmojë të gjejnë videon e dëshiruar, Teletubbies, Mickey Mouse etj.

Top Channel