Google, ose më mirë kompania Alphabet, sfidon Spotify dhe Apple në muzikën in streaming. Shoqëria ka publikuar për momentin vetëm në SHBA aplikacionin YouTube Music.

Ajo do të jetë një farë kanali televiziv që do të transmetojë vetëm video muzikore dhe cover të fansave që karakterizojnë gjithmonë këtë platformë. Të abonuarit e YouTube Red, shërbimi streaming i lançuar një muaj më parë, do të kenë dhe funksionet shtesë.

Aplikacioni YouTube Music do të jetë si për pajisjet Apple dhe Android, dhe do të jetë e ndarë me seksione, nga sukseset e momentit tek playlist të bazuar në shijet e përdoruesit, me stacione të personalizuara në bazë të llojit apo artistit. Në këtë mënyrë, YouTube sfidon hapur rivalët e tij në streaming muzikor

Top Channel