Nëse po prisni që trendi i selfie-t të zbehet, e keni gabim. Teksa selfie vazhon të dominojë platformat e rrjeteve sociale, një aplikacion i ri sjell selfie në botën tre dimensionale.

Kompania zvicerane, Dacuda, sapo ka publikuar aplikacionin që përdor teknologjinë e sofisitikuar të skanimit 3D në duart e gjithësecilit që ka një smartphone.

Kështu, përveçse të keni një foto në profilin tuaj, do të keni një statujë. Një version Beta i aplikacionit të ri, i quajtur 3DSelfie, do të jetë i vlefshëm më vonë. Ndërkohë Dacuda siguron një parashikim të TEDxCambridge 2015 këtë muaj.

Top Channel