Policia në Kaliforni ka ndaluar një makinë pa pilot të Google për shkak se ishte duke ecur shumë ngadalë. Makina po lëvizte 16 km/h më ngadalë se që ishte kufiri minimal për vozitje.

Në një foto të publikuar nga vet Google, shihet një oficer policie pranë makinës së Google.

Sipas autoriteteve, oficeri po bisedonte me punonjësit e Google për pasojat që mund të kishte vozitja aq e ngadaltë në atë zonë.

Pavarësisht se janë pa pilot, në makinat e Google ka gjithmonë një punonjës, në mënyrë që të marrë kontrollon e makinës nëse vërehet se ka ndonjë problem.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel