Meta dhe Rama takohen në selinë e Kuvendit

11/11/2015 14:50

Dy ditë pas dorëheqjes së ministrit të LSI-së, Nasip Naço, Edi Rama ka vijuar traditën e takimit me aleatin më të vogël Ilir Meta.

Kryeministri e nisi ditën me këtë takim me kryetarin e Kuvendit, në zyrën e këtij të fundit,  por ashtu si edhe herë të tjera nuk është mësuar asgjë për bisedën mes tyre.

Zëvendësimi i ministrit të Drejtësisë nga LSI, nuk duhet të ketë mbetur jashtë këtij takimi të Ramës me Metën, veçanërisht pas deklarimit të një dite më parë të kreut të LSI se dorëheqja e Naços i hapi rrugë ndryshimeve të tjera në qeveri.

Sinjalet e LSI për ndryshime të tjera në kabinetin qeverisës, mbeten ende të pazbardhura se për sa ndryshime bëhet fjalë, aq më shumë kur kreu i qeverisë ka refuzuar të flasë për këtë çështje gjatë këtyre ditëve.

Top Channel