Ashtu siç dhe u bë e ditur NASA ka njoftuar zbulimin e madh që kishte lidhje me planetin Mars. Sipas saj, atmosfera e sipërme e Marsit po përhapet në kozmos dhe shkak i kësaj është Dielli ynë. Erërat diellore përplasen vazhdimisht në Mars, duke shkaktuar dhe largimin e shtresës së jashtme të atmosferës së tij.

Shkencëtarët e NASA-s, kanë shfrytëzuar të dhënat e anijes kozmike Maven, dhe arritën në këtë përfundim pas studimit të ndikimit që kishte një stuhi diellore në mars. Grimcat diellore nga stuhia ngarkonin me energji gazrat në atsmoferën e sipërme, duke shkaktuar dhe largimin e tyre në hapësirë. Shkencëtarët kanë studiuar gjithashtu dhe tipet e atomeve dhe molekulave që humbnin nga atmosfera e Marsit, të cilit përfshinin hidrogjen, oksigjen dhe dioksid karboni.

Ky ndërveprim diellor do të shpjegonte pse Marsi është një planet kaq i ndryshëm nga ai që duhej të ishte, thonë shkencëtarët.

Top Channel