Sa herë ka ndodhur që të dërgoni një mesazh një grupi për të parë se kush nga miqtë tuaj janë të lirë për të dalë dhe për të konsumuar ndonjë kafe, megjithatë pritjet kanë qenë të kota, sepse askush nuk iu është përgjigjur?

Google ka prezantuar një aplikacion të ri, të quajtur “Who’s dosn”, si zgjdhje për situata të tilla. Aplikacioni që mund të shkarkohet falas nga përdoruesit e pajisjeve Android dhe iOS, lejon të kuptojë se cilët nga miqtë janë të lirë për t’ju shoqëruar në kafe.

Aplikacioni funksionon me një “slide”, kaq mjafton për t’i lënë të kuptojë rrethit tuaj shoqëror se ju jeni i lirë për një natë të gjatë.

Pasi të konfirmoni se keni kohë të lirë, ju mund të shkruani edhe një status se preferoni kafe apo jeni për birra.

Top Channel