Boomerang, minivideo e bërë me foto

23/10/2015 00:00

Instagram publikon Boomerang, një aplikacion autonom për iOS dhe Android, që ndimon njerëzit t’i bëjnë më të veçanta momentet e tyre dhe më zbavitëse

Boomerang të jep mundësinë “të qepësh” së baskhu një seri fotosh në një minivideo të një cilësie të lartë që prodhohet me loop. Mjafton të klikosh një pulsant dhe aplikacioni do të bëjë gjithçka tjetër. Nuk ka nevojë për asnjë logim.

Me Boomerang mund të përjetësosh zhtyjen e një miku, të transformosh një selfie me miqtë në një video zbavitëse, të kapësh momentin kur shuhen qirinjtë në një ditëlindje dhe të shohësh vazhdimisht këto pjesë të jetës.

“Boomerang është pjestari i ri i familjes tonë së aplikacioneve kreative, duke u bashkuar me Layout (aplikacion për të krijuar kolazhe fotosh) dhe Hyperlapse, që ka të bëjë me regjistrimin e pamjeve në time-lapse”, shkruan Twitter.

Top Channel