HTC prezantoi telefonin e radhës të serisë One, i vetmi që do të përdorë sistemin Android 6.0 Marshmallow.

Bëhet fjalë për HTC One A9, i fundit i kësaj familjeje të telefonave inteligjentë, por me karakteristika disi më inferiore në krahasim me One M9.

Megjithatë, karakteristikat nuk janë për t’u nënvlerësuar. Bëhet fjalë për një pajijse me procesor octacore Snapdragon 617, me ekran 5 polësh Full HD, sistem audio e cilësisë më të lartë Dolby, kamera kryesore 13 megapixel dhe atë dytësore prej 4 megapixel.

Pika e dobët e A9 ndoshta është bateria e cila me 2150 mha mund të konsumohet pa e mbyllur dot ditën.

Përveç kësaj, A9 ka të gjithë sensorët ‘klasikë’ që po bëhen standardë thuajse për të gjithë telefonat inteligjentë të gjeneratës së fundit; gjurmë gishtërinjsh dhe 16 Gb hapësirë e brendshme, që shkon deri në 2 Tb përmes kartave të jashtme.

Çmimi? Bëhet fjalë për shifër që rrotullohet mes 600 dhe 700 eurove.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel