Çdo vit, dy herë në vit, Sony prezanton smartphone të rinj, me sistemin operativ Android. Ky ritëm i shpejtë ka nisur që në 2013, me Xperia Z, dhe sot me Xperia Z5, gjatë pesë brezave që në thelb kanë të njëjtën formulë

Dizajn të veçantë, bateri jetëgjatë, procesorin e fundit Qualcomm, dhe një kamera me cilësi të lartë, janë disa nga karakteristikat e Xperias. Veç Xperia të zakonshme, Sony sjell dhe Xperia Z Compact, e cila i ka të gjitha këto cilësi, por në përmasa më të vogla.

Krahasuar me smartphone-ët e tjerë Android, Xperia Z5 është më këndore dhe më e ashpër. Për shembull, Samsung Galaxy S6 është më i lëmuar dhe me formë më të butë, apo linja One M9 i HTC-së. Megjithatë asnjë smartphone nuk është i papërshkueshëm nga uji, dhe po kështu dhe Xperia e re e Sony.

Por Xperia Z5 Compact ka një avantazh mbi smartphone-ët e tjerë,që vjen nga kombinimi i saj unik i fuqisë dhe përmasës. Ai ka gjithçka që mund të kërkoni nga një telefon modernt, me një ekran prej 1080 p, që përshtatet me përmasat me modeste. Compact ka edhe mbulesën më të hollë se Z5 e rregullt, duke e bërë më të theksuar kompaktësinë e saj.

Top Channel