Shefi i Sigurisë së Informacionit në “Facebook”, Alex Stamos ka njoftuar se rrjeti social tani do të informojë përdoruesit nëse besohet se llogaria e tyre përgjohet nga agjencitë qeveritare ose nëse dikush do të tentojë të futet në të.

Stamos shkruan se, “ndërsa ne kemi marrë gjithmonë hapa për të siguruar llogaritë që besojmë se janë nën përgjim, ne kemi vendosur për këtë masë shtesë paralajmërimi, nëse do të kemi një dyshim të fortë nëse dikush synon të përgjojë llogarinë tuaj”.

Ai shtoi se sulmet e tilla “kanë tendencë të jenë më të avancuar dhe më të rrezikshëm se të tjerët”, që do të thotë se përdoruesit duhet të bëjnë kujdes të madh në mbrojtjen nga to”.

“Facebook” theksoi gjithashtu se këto njoftime nuk tregojnë se është në rrezik i gjithë sajti. Urojmë që mos të merrni asnjëherë njoftime të tilla, por, edhe nëse ndodh një gjë e tillë, ju duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin.

Top Channel