ResearchKit e Apple, platforma që të jep mundësi për studime klinike nëpërmjet smartphone, do të ketë edhe projekte mbi autizmin, melanomën dhe epilepsinë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania e Cupertino-s.

Për herë të parë kompania vë në dispozicion edhe të dhënat që vijën nga Apple Watch, që do të përdoren për të vlerësuar ardhjen dhe intensitetin e krizave të pacientëve epileptikë. Projekti në 6 muaj ka mbledhur 50 bashkëpunime në sëmundje të ndryshe, nga diabeti, deri tek Parkinsoni.

Studimi mbi autizmin, i vënë në dukje nga universiteti i Duke, bazohet në një aplikacion falas që prindërit dhe mjekët mund ta shkarkojnë.

Nëpërmjet një pyetësori dhe analizës së videove të postuara nga përdorues, studiuesit shpresojnë që të nxjerrin parametrat për një dagnostikim të parë nëpërmjet smartphone.

Ndërsa projekti për melanomën kërkon që përdoruesit të fotografojnë ato në kohë të ndryshme. “Nëpërmjet fotove të dhjetëra e mijëra personave në të gjithë botën, shpresojmë që të nxjerrim një algoritëm që na jep mundësinë e një diagnoze”, thonë përfaqësues të universitetit të Oregonit.

Top Channel