Shërbimi online i taksive, Uber, ka fituar çështjen  në Gjykatën e Lartë në Londër. Nëse do të kishte humbu çështjen, kompania do të ishte e detyruar të ndryshonte shërbimin e saj në përputhje me taksitë londineze.

Rregullatori i transportit të qytetit, u detyrua të çonte çcështjen në gjykatë pas presionit të taksistëve, të cilët deklaronin se aplikacioni Uber po përdorej si taksimetër. Taksimetri është një privilegj vetëm i taksive të zeza (quhen taksitë e Londrës), në këmbim të një trajnimi që ata bëjnë për të njohur rrugët e Londrës.

Rreth 1 milionë persona në Londër janë regjistruar në këtë shërbim, dhe janë 18 mijë drejtues taksish. Uber është në një sërë çështjesh gjyqësore në të gjithë botën.

Top Channel