Së shpejti dhe granata “smart”

15/10/2015 00:00

Një armë e kompjuterizuar është projektuar të sulmojë armikun që mbrohet nga llogoret apo muret, dhe do të testohet nga ushtria amerikane vitin e ardhshëm.

Quhet XM25 dhe është “lëshuesi i granatave smart” i jep mundësi ushtarëve të programojnë shpërthimin e saj kur të arrijë një distancë të caktuar.

Kjo do të thotë që një granadë mund të programohet të kalojë një dritare, apo kokën e objektivit pa goditur ndonjë objekt.

Një ekspert e quan “revolucionare” këtë shpikje por paralajmëron edhe rreziqet e saj. Një tjetër prototip është testuar në Afganistan, por u tërhoq menjëherë në 2013, pasi u plagos një ushtar gjatë një stërvitje trajnimi.

“Ajo siguron një luftë më fortë”, thotë Jarrod Krull, i cili shton se arma do të përdoret muajt e parë të 2017-ës.

Arma që mbahet në sup do të përdorë rreze lazer për të ndihmuar në përcaktimin e objektivit dhe më pas ndihmon në përcaktimin e distancës me objektivin, dhe më pas u tregon se si të marrin në konsideratë forcën e gravitetit.

Cilësimet mund të ndryshojnë. Për shembull, nëse një dritare supozohet të jetë 200 metra larg, granata mund të rregullohet të shpërthejë në 201 metra. Prodhuesi i saj Orbital ATK thotë se arma mund të përdorët për të vrarë me “saktësi” armikun deri në 500 metra larg.

Top Channel