Tesla nuk është aspak e shqetësuar që Apple mund të hyjë në tregun e makinave elektrike. Numri një i komapnisë, Elon Musk, nuk kursen “ironinë” ndaj Apple.

“Inxhinierë të rëndësishëm? Kanë puënsuar njerëz që ne i kishim pushuar nga puna. Ne me shaka e quajmë gjithmonë Aplle “varreza e Tesla”. Nëse nuk ia del dot tek ne, shko të punosh tek Apple”, ka thënë Musk për gazetën gjermane “Handelsblatt”

Pësa i përket Apple Car, makinat janë shumë më komplekse se telefonët. “Është gjë e mirë që Apple po investon në këtë drejtim, por automjetetjanë më komplekse se telefonat apo orët smart. Nuk mund të shkosh thjesht tek një furnizues si Foxconn dhe ti thuash: më ndërto një makinë”, ka thënë Musk.

Megjithatë Musk thotë se për Apple, automjeti është lëvizja logjike që duhet të bëjë në të ardhmen, “për të ofruar më në fund një shpikje domethënëse.

Top Channel