Granatë në shtëpinë e policit serb në veri të Kosovës

10/10/2015 11:55

Një granatë dore është hedhur gjatë natës në shtëpinë e një polici serb, në veri të Kosovës, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në Zubin Potok, ndërsa autorët dhe motivi i këtij sulmi nuk dihen.

Përveç dëmeve në shtëpinë e policit M. Gjukiç është dëmtuar edhe një dyqan pranë saj dhe një automjet.

Shpërthimi i shkaktuar nga granata, e llojit “M-75”, prodhim jugosllav, ka qenë i fuqishëm dhe ka shqetësuar banorët e lagjes.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur operacionin “Unaza e Çeliktë”, në përpjekje për kapjen e autorit apo autorëve të këtij incidenti.

Top Channel