Nuk do të ketë një buton “nuk më pëlqen”, për të cilën është folur gjatë këto ditët e fundit, por do të jetë një komandë me shumë funksione që do të ndihmojë përdoruesit e Facebook të shprehin ndjesinë në shtatë situata të ndryshme emocionale.

Kjo komandë dotë quhet “Reactions”, dhe sipas blogjeve të specializuar Engadget dhe TechChrunch, prej ditës së sotme (e premte) do të testohet në dy vende pilot, Irlandë dhe Spanjë.

Sipas këtyre faqeve, funksionet e reja do ti japin mundësi përdoruesve të Facebook të shprehin emocionet në situata të ndryshme, nga dashuria tek zemërimi. Do të nisë nga klasikja “like”, duke vijuar me “Love”, “Haha”, “Yay”, “Wow”, “Sad” dhe “Angry”.

Top Channel