Alphabet, kompania e krijuar në gusht nga Google, ka një domain të ri në internet, dhe përdor të 26 shkronjat e alfabetit anglez. Kompania në fakt ka konfirmuar blerjen e domainit abcdefghijklmnopqrstuvwxyz.com, por që ende nuk është përdorur.

Faqja e kompanisë për momentin është abc.xyz, një zgjedhje që në fillim shkaktoi shumë ilaritet: kolosi nuk mund të përdorte web-in Alphabet.com (i BMW-së) dhe as Abc.com (homonim i televizionit amerikan). Një rethanë kjo që Big G duhej ta kishte vlerësuar para se të zgjidhte emrin Alphabet, thjesht duke bërë një kërkim tek vetë Google.

“E kuptuam që tek abc.xyz do të humbnim ndonjë shkronjë, kështu që e kemi rregulluar”, ka ironizuar një zëdhënës i Alphabet, për Wall Street Journal. Pro ai nuk ka thënë se kur apo nëse do të përdoret ky domain kaq i gjatë.

Top Channel