Në një botë ku kërkesa për informacion është gjithnjë e më “mobile”, kalimi i lajmeve në smartphone është ende i ngadaltë. Galeria e fotove, videot, reklamat, e bëjnë më të frustruar leximin e gazetave “fizike”. Një problem ky, që Google me 30 media ndërkombëtare po kërkon t’i japë përgjigje.

AMP, akronimë e Açelerated Mobile Pages (Faqet e shpejta të lëvizshme), është bërë i ditur në New York, në një konferencë shtypi.

AMP nis si aleancë me një grup të mediave kryesore botërore, si BBC, Guardian, Financial Times, Washington Post, El Pais, New York Times e La Stampa. Fjalët kyçe janë “në moment, dhe kudo”, ka thënë një drejtues i Google. “Sa herë që një artikull kërkon shumë kohë për të arritur tek lexuesi, ai lexues është humbur”, shprehet David Besbris, drejtori i inxhinierëve të Google

Top Channel