Steve Jobs në tre akte të dramës shekspiriane. Është filmi “Steve Jobs” me regjisor Danny Boyle, i shkruan nga Aaron Sorkin mbi biografinë e “Steve Jobs” të Walter Isaacson, një prapaskenë e preazantimit të tre produkteve ikonë, Macintosh, Next dhe iMac, që kanë sjellë revolucion në botën dixhitale.

Tre momente në jetën e themeluesit të Apple, të interpretuar nga Michael Fassbender, respektivisht në 1984, 1988 dhe 1998, që i përgjigjet edhe evoluimit të njeriut që shfaqet si një gjeni e vizionar dhe më pas si një baba i dashur. Jobs është si një Jul Çezar, sheh komplotin kudo, dhe i beson vetëm Joanna Hoffman, të interpretuar nga Kate Winslet, që më pas bëhet shefe e marketingut ndërkombëtar dhe e vetmja që e mban me këmbë në tokë.

Joanna shfaqet në film dhe si një alter ego e Steve, dhe është ajo që i hap sytë përballë të bijës, Lisa, që ka nga lidhja me shoqen e liceut, Chrisann Brennan, që luhet nga Katherine Waterson. Një vajzë që në fillim mohohet, por që gjatë filmit duket se është një muzë frymëzimi për të atin.

Top Channel