Në një përpjekje për të shfaqur angazhimin e tyre për hulumtime të pakrahasueshme dhe për të heshtur rivalët e tyre, Microsofti ka krijuar vendin “më të qetë” në Tokë, i cili ndodhet pikërisht në selinë e tyre në Redmond të Uashingtonit, në SHBA.

Kompania e njohur e kompjuterave ka ndërtuar një dhomë të pandikueshme nga jehonat, në të cilën testimet e ndjeshmërisë së lartë kanë raportuar një zhurmë mesatare ambientale thuajse të paimagjinueshme qetësie prej -20,35 decibelë (dBA).

Një sallë kaq të qetë në një dhomë të izoluar nga burime të jashtme zhurmash dhe të dizenjuar për përthithjen e plotë të reflektimit të tingujve brenda saj.

Dy testime janë zhvilluar deri tani nga profesionistë të pavarur, specialistë zhurmash, dhe rezultatet kanë treguar 20,6 decibelë dhe -20,1 decibelë; një shifër shumë herë më e mirë nga sa kishin shpresuar vetë krijuesit e saj, prej -16 decibelë.

Microsofti kishte kërkuar prej kohësh të krijonte një dhomë të pakrahasueshme me dikë tjetër për nga qetësia që e karakterizon, për ta përdorur më pas për testimet e pajisjeve audio. Më në fund ia ka dalë mbanë duke thyer kështu edhe rekordin e mëparshëm për vendin më të qetë në botë, që ishte shënuar në laboratorët Orfield, në Minneapolis të Minnesotas, në SHBA, në tetor të vitit 2012.

Përmirësimet relativisht të mëdha reflektojnë edhe njëherë sesa është përmirësuar gjatë kohëve të fundit teknologjia për izolimin e zhurmave, ndërkohë që rekordi i parë ishte shënuar në vitin 2004 në nivelet -9,4 decibelë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel