Faqja juaj në Facebook mund të ketë informacione shqetësuese për ju, të fshehura nga syri i lirë. Seksione si “Favorite Quotes”, që në fillim kanë qënë në pjesën e sipërme të profilit, kanë kaluar në pjesë që nuk vihen re.

Kjo do të thotë se ato mund të veprojnë si një kapsulë kohe, duke mbajtur për ju informacione të shumë viteve më përpara, që nuk i keni përditësuar. Ka disa seksione në Facebook, por Favorite Quotes është ndoshta më shqetësuesja. Për të parë seksionin “Quotes About You”, shkoni në profilin tuaj dhe zgjidhni komandën “About”.

Klikoni në “Details About You”, dhe shihni se çfarë keni shkruar vite më parë. Ky është një seksion që me kalimin e kohës është bërë e padukshme nga Facebook, por që vazhdon të ekzistojë, teksa ju, nuk e keni pasur para syve dhe nuk e keni përditësuar.

Top Channel