Dy vite më parë, Mark Zuckerberg njoftoi nismën ambicioze për t’u ofruar internet 4 miliardë njerëzve në vendet e varfra dhe në vendet në zhvillim.

Projekti, me një kosto totale prej 1 miliardë dollarësh, sot është shtrirë në 19 vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Përdoruesit përfitojnë nga internet.org për të siguruar të dhëna kryesore nga fusha e shëndetit, arsimimit dhe informacioneve ekonomike.

Por pikërisht kjo ka vënë në qendër të kritikave kompaninë e Zuckerberg. Sipas “Wall Street Journal”, përdoruesit, ata që janë me fat dhe kanë një telefon inteligjent (telefoni nuk është parësor në pjesën më të madhe të këtyre vendeve), ankohen për kufizimet në shërbimin e ofruar, duke thënë se kjo shkel parimin e neutralitetit të web-it.

Megjithatë, për Facebook kjo është një kritikë e dorës së dytë. Zuckerberg deklaron se projekti synon t’u ofrojë njerëzve në këto vende informacione mbi shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë përmes faqeve kryesore, që tashmë kanë arritur në 60 të tilla.

Top Channel