Google Keep nuk është një vrasës i Evernote, por është shumë e dobishme për Android, në ato raste kur ju duhet të shënoni diçka, bashkë me një listë të shpejtë, apo të ruani një foto apo regjistrim audio.

Nga sot, Google ka bërë të ditur se më në fund, pas 2 vitesh e gjysmë, Android Google Keeper është i vlefshëm dhe për iOS.

Versioni për iPhone dhe iPad është i njëjtë me atë të Android, duke ju dhënë mundësinë të kërkoni shënime, etiketime me ngjyra dhe t’i filtroni sipas llojit.

Për ata që nuk janë shumë familjar me këtë program, Keep ju ndihmon të vendosni kohën ap memorie me vendndodhje, si dhe të ndani shënimet tuaja me të tjerët. Keep tashmë është falas në App Store.

Top Channel